Veshjet e Meghan Markle në turin e New York-ut kushtuan plot 67.000 paund

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë udhëtuar drejt New York-ut për të ndjekur disa evente, në të parin udhëtim së bashku kaq të gjatë pa fëmijët e tyre.
Vëmendje mbi gjithçka morën veshjet e dukeshës, e cila sipas mediave ka shpenzuar 67,000 paund vetëm për daljet e këtyre ditëve. Ajo u shfaq me disa palltp, kostume, fustane dhe bizhuteri që ishin kombinuar me stilin që përherë e ka identifikuar.







Nga orët Cartier me vlerë 4,379 dollarë, tek palltot dhe fustani i bardhë Valentino me vlerë 4.500 dollarë, nga Meghan pamë shumë stil, shkruan revistawho.
Ajo dhe princi mbajtën një fjalim për vaksinimin, që populli të shtyhet drejt vaksinimit për të shpëtuar jetë.