Veshjet që zgjodhën kandidatët dhe partneret e tyre për të votuar (Foto)
Sot në vendin tonë po mbahet zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë që shumica e liderëve në qendrat e votimit janë shoqëruar nga partneret e tyre.
Kandidati nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij Violeten, në qendren e votimit në shkollen fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.

E veshur me set të kaltërt ajo është dukur për bukuri, dhe se thjeshtësia e saj ka marrë gjithë vëmendjen.

E së bashku me Aniten, votën e ka hedhur edhe Ramush Haradinaj, bartës i listës AAK-PSD.

Përveçse me bashkëshoren, Albin Kurti nga LVV me vete ka marrë edhe vajzën e tij.

Kurse Fatmir Limaj, ka zgjedhur që në qendren e votimit të shoqërohet nga bashkëpartiakët e tij.

Nga bashkëshorti është shoqëruar edhe Vjosa Osmani e LDK-së.
Ai është treguar tejet modest, derisa pas votimit Vjoses i ka dhuruar një përqafim të ngrohtë. /Indeksonline/

