Vështirë që e njihni, sa shumë ka ndryshuar ish-lojtari i Premier League

Ish-futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Ramires ka bërë një ndryshim drrastik dhe shumë njerëz nuk e njohin kur e shohin në rrugët e ndonjë qyteti.
Ramires u bë i njohur sa ishte pjesë e Benficas, kurse me transferimin në Chelsea arriti t’i prekte majet e suksesit, duke fituar edhe titullin e Ligës së Kampionëve gjatë vitit 2012, shkruan Indeksonline
Ai tani po merret vetëm me familjen e tij, pasi futbollit i dha fund në vitin 2022.

“Gjithmonë do i mbajë tifozët në zemrën time. Faleminderit gjithë klubeve, trajnerëve, Kombëtares së Brazilit që më lejoi të luaj në dy Kupa të Botës”, u shpreh Ramires
Ramires me Chelsean kishte zhvilluar 251 ndeshje, shënoi 34 gola dhe më pas ishte transferuar në Kinë te Jiangsu Suning./Indeksonline/