‘’Vështirë se do ta pres pensionimin’’, mjeku i QKUK-së përlotë me rrëfimin e tij, flet për kushtet e punës si dhe ballafaqimin me raste të rënda

Kushtet e punës, mbingarkesa në punë, e rastet e rënda që i trajtojnë, janë shkaktarët që në aspektin emocional shumë mjekë të QKUK-së thonë se janë të dërmuar.
E njëra nga klinikat e këtij institucioni (QKUK-së), Mjekimi Intenziv Qëndror, pranon rastet më të rënda nga e gjithë Kosova.
Shefi i MIQ, Shaqir Uka ka dhënë një rrëfim të ndjerë për kamerën e Indeksonline.
Thotë se pensionin vështirë se do ta presë.