13:55 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / Blerim

Vështirë se do të refuzohet kjo ofertë, Manchester Unitedi e ‘mbulon’ me para Dortmundin për Sanchon

Jadon Sancho pritet që gjatë këtij afati kalimtar të lëvizë nga Bundesliga në Premierligë.

Ashtu siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – ‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë ofertë zyrtare me shumën 85 milionë euro, shkruan IndeksOnline

Ka shumë mundësi që kjo ofertë nuk do të refuzohet nga klubi gjerman edhe pse ata kërkojnë 95 milionë euro.

Futbollisti anglez tashmë e ka bërë të çartë që e dëshiron skuadrën e Manchester Unitedit./IndeksOnline/