“Vështirë të luash çdo tri ditë”, Amir Rrahmani për orarin e ngjeshur dhe ndeshjen ndaj Interit: Luajtëm mirë…!
Napoli dhe Interi nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në kuadër të javës së 20-të të Serie-s A. një përballje shumë e luftuar mes skuadrave, të cilat pas 90-të minutave morën nga 1 pikë.
Pas këtij barazimi ka folur lideri i napolitanëve. Amir Rrahmani ka theksuar se incidentet vendosën fatet e kësaj përballjeje. Gjithashtu nënvizoi se është shumë e ëvshtirë të menaxhojnë lodhjen dhe të përgatiten për ndeshje çdo 3 ditë, por me ndihmën e stafit poi a dalin mbanë shumë mirë.
“Inter-Napoli? Pa dyshim që luajtëm një ndeshje të shkëlqyer taktikisht. Krijuam raste, u mbrojtëm mirë, e menaxhuam mirë topin. Incidentet vendosën rezultatin dhe me të drejtë. Sezoni do të jetë i gjatë, ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur.
Mbulimi i Lautaro dhe Thuram? Natyrisht, ka duele individuale dhe ne kemi mënyrën tonë të mbrojtjes, por gjëja më e rëndësishme është se si e menaxhojmë fazën mbrojtëse si ekip.
Është shumë e vështirë të menaxhosh lodhjen dhe të përgatitesh për ndeshje çdo tri ditë, por me stafin e trajnerëve dhe shokët e ekipit, po përpiqemi të kuptojmë më mirë duke parë video të kundërshtarit. Sot ishte e vetmja ditë që mund të provonim diçka përpara ndeshjes kundër Parmës.
Mendoj se u përgatitëm mirë dhe nesër duhet të hyjmë në fushë me mentalitetin dhe qëndrimin e duhur për të marrë tri pikët. Hojlund po përmirësohet çdo ditë, ai është shumë i mirë në hapësirë, një tipar që e ka pasur gjithmonë. Mendoj se është përmirësuar në pozicionimin e tij, në mbrojtjen e topit dhe në ndihmën e ekipit për të ecur përpara”, ka theksuar mbrojtësi shqiptar.

