08:22 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Vështirë t’i dallosh, Khloe me të bijën duken njësoj

Khloe Kardashian është nënë beqare e një vajze nga lidhja me basketbollistin, Tristan Thompson.

Ylli i njohur televiziv kohën e lirë ia kushton vogëlushes së saj, True.

Edhe publikimet me vajzën në rrjetet sociale janë të shpeshta, e një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

Teksa nënë e bijë dukeshin për mrekulli së bashku, 35 vjeçarja ka shkruar “Shpirti binjak”.

Kujtojmë që Khloe i dha fund lidhjes me babin e vajzës, Tristan për shkak të tradhtisë me një nga mikeshat më të afërta të gjysmë motrës së saj, Kylie Jenner./Indeksonline/