75 Mall Live Search
15:11 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / L A

Vështirësitë edhe në Prishtinë, ekipet emergjente të Komunës në terren nga mëngjesi

Ekipet emergjente të Komunës së Prishtinës që nga mëngjesi janë duke intervenuar në zonat ku janë shkaktuar probleme si shkak i reshjeve të mëdha të shiut.

Nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca thuhet se aktualisht po intervenohet njëkohësisht në 7 raste.

Njoftimi i plotë:

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar një mori rastesh në Kryeqytet.

Si rrjedhojë, ekipet emergjente të drejtorisë sonë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste.

Ju lutemi të keni kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportoni çdo rast emergjent në numrat:

0800 122 33 ose

0800 122 44

Siguria juaj mbetet angazhimi ynë i përhershëm!

Lulzim Fushtica

Malë Gashi

Fatmir Bilalli