Vështirësohet qarkullimi drejt Prevallës

Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin në disa zona të Kosovës.
Viset e ulëta janë bërë më të lehta për t’u mirëmbajtur, teksa viset e larta malore, aty ku reshjet janë më të mëdha, janë bërë më të vështira.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se rruga kryesore që të çon nga Prizreni në Prevallë është bllokuar.
Pastrimi i rrugës nuk është bërë për ca kohë dhe reshjet e borës nuk janë ndalur fare.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është bërë apel nga institucionet dhe organet e sigurisë që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në viset malore dhe domosdoshmërisht të barten pajisjet dimërore në vetura.
Më poshtë pamje:


