Vështirësohet situata te Barcelona, Yamal pritet ta humbasë ndeshjen ndaj Atletico Madridit

Lamine Yamal është në dyshim për ndeshjen e së shtunës së ardhshme kundër Atlético de Madrid. Futbollisti pësoi një ndrydhje në ndeshjen ndaj Leganés që e detyroi të largohej nga fusha.
Futbollisti do t’u nënshtrohet testeve të reja mjekësore, por prania e tij në ndeshjen kundër Atlético de Madridit do të varet nga mënyra se si do të evoluojë kjo ndrydhje në ditët në vijim.
Për momentin, skuadra ka dy ditë pushim.
Lamine ishte dëmtuar tashmë prej disa ndeshjesh dhe ishte rikthyer në skuadër më 3 dhjetor në ndeshjen kundër Mallorcas./Indeksonline/