“Vështirë se do ta refuzoj”/ Messi merr ofertë që s’refuzohet!
Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe – projekti i Paris Saint-Germain për sezonin e ri.
Ylli argjentinas nuk do të firmos kontratë me ekipin e Barcelonës, shkruan IndeksOnline
Ashtu siç thotë gazetari brazilian, Marcelo Bechler – Messi do ta ketë të vështirë ta refuzoj një ofertë të PSG-së.
“PSG-ja i ka ofruar Messit një kontratë gjigante për dy sezone me mundësi vazhdimi për sezonin tjetër. I është ofruar një pagë astronomike”, ka shkruar gazetari sportiv i TNT.
Parisienët shihen si favoriti kryesor për të firmosur me Messin edhe pse ky i fundit ka oferta edhe nga klubet tjera, duke përfshi edhe Manchester Cityn./IndeksOnline/

