“Veshu Ndrequ” e Gjestit u xhirua për një ditë

Gjesti publikoi “Veshu Ndrequ” pesë ditë më parë, dhe kënga tashmë është bërë hit i verës.
Madje, këngës me videoklip nuk i është dashur as një javë për të trefishuar një-milionëshin e klikimeve, shkruan IndeksOnline.
Ekipi i producimit “Three60 music” ka bërë të ditur se kënga u xhirua për vetëm 24 orë.
30 persona u angazhuan për të realizuar projektin shumëngjyrësh.
“Ne e xhiruam Veshu Ndrequ në vetëm 24 orë — 30 persona, pa gjumë dhe një koncept që solli kaosin dhe magjinë.
Përpjekje masive ekipore me Annex Productions në Vjenë. Krenarë për atë që bëmë së bashku” shkruhet në postimin e kompanisë.
Këto janë prapaskenat e xhirimeve:






