20:07 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veshur në të zeza, me këngë e lot mbrëmë u kujtua Adelajda

Me një koncert me këngë,emocione e dhimbje, u kujtua mbrëmë ish-prezantuesja dhe ish-banorja e Big Brother Albania, Adelajda Xhamani.


Ky event i cili kishte karakter human u organizua nga vetëm pak ditë pas ditëlindjes të së ndjerës, inciativë kjo nga miqtë e saj, shkruan Indeksonline.


Salla e madhe e ‘ArTurbina’ ku u zhvillua koncerti ‘Në vend të Adelës’ ishte mbushur plot duke kaluar çdo pritshmëritë.


Këngëtarët më në zë shqiptar, kënduan para të pranishmëve këngë melankolike, ku kishin zgjedhur ngjyrën e zezë, teksa përcollën shumë emocione tek publiku.

Në emër të Bashkisë së Tiranës Adelajda Xhamanit ju akordua ‘Medalja e Mirënjohjes së qytetit’, në nder të kontributit që ajo dha për shumë vite si gazetare dhe për rolin e rëndësishëm në emancipimin e femrës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së tyre.