75 Mall Live Search
13:34 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / k.v

Vet-aksident i rëndë në hyrje të Prizrenit, të lënduarit shihen të shtrirë në tokë

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën Prishtinë-Prizren, në hyrje të Prizrenit, raporton IndeksOnline.

Lexues të IndeksOnlinet kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit, ku shihen personat e lënduar të shtrirë përtokë.

Policia ka dalë në vendin e aksidentit për t’u marrë me rastin, ndërsa qarkullimi i automjeteve aktualisht është ndaluar.

IndeksOnline ka pyetur policinë për këtë vetaksident dhe sapo të përgjigjen do t’ju mbajmë të informuar.