10:06 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vet-aksident në Bresje, vdes një person

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasoë e një vetë aksidenti të ndodhur mbrëmë rreth orës 03:00, në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar veturën e tipit BMË, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur mbrojtëset e rrugës-autostradës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull, pasagjerë në veturë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një pasagjerë tjetër mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/