75 Mall Live Search
13:43 / E Diele, 28 Mars 2021 / Blerim

Vet-aksident në Mramor të Prishtinës, dy të lënduar

Një vet-aksident ka ndodhur sot në fshatin Mramor të Prishtinës, përkatësisht në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku në rrethana ende të pasqaruara një veturë është aksidentuar, si pasojë dy persona që gjendeshin në veture janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një  automjet.  Si pasojë e këtij vet aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident.

Foto Arkiv.