75 Mall Live Search
23:15 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vet aksidentohet vetura BMW, i bie shtyllës elektrike në Pejë

Një vet-aksident ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes, disa metra para rrethit të ish-objektit të OSBE-së në Pejë. Një automjet i tipit BMW me targa vendore ka shkaktuar vet-aksident duke i rënë shtyllës elektrike të ndriçimit të qytetit.

Veton Elshani – Zv/Drejtor i Policisë Rajonale të Pejës ështê deklaruar për ‘RADIO 1’ duke sqaruar rrethanat e ngjarjes, meqë policia ka rastisur në vendin e ngjarjes në momentin e aksidentit. “Automjeti ka qenë në ngasje jo të sigurt, në anën e djathtë të rrugës, me mospërshtatje të shpejtësisë në raport me kushtet e rrugës dhe i ka rënë shtyllës duke shkaktuar vetëaksident.”-tha Elshani

Tutje Elshani shton se në momentin e aksidentit policia ka rastisur në vendin e ngjarjes. “Në momentin e ngjarjes së këtij vetëaksidenti specialët e policisë kanë qenë në dy patrolla, në dy automjete në anën e kundërt të tij, duke shkuar në reagim në Qyshk. Njëra patrollë ka ndaluar për 1 minutë ose dy, i ka ofruar ndihmë dhe ka ftuar njësitet e trafikut, e më pas ka vazhduar për mbështetje në reagim.

Një person nga vetura e vetëaksidentuar është dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësorë.”tha zv/Drejtori Elshani.