Vet i 20-ti, voton nënkryetari i Gjakovës dhe kandidati për deputet
Nënkryetari i Gjakovës, njëherazi kandidati për deputet nga Aleanca, Flamur Fetahaj, ka kryer obligimin kushtetues të të votuarit.
I shoqëruar nga anëtarët e familjes, ai iu drejtua kutive të votimit.
Kryetari i degës së Aleancës uroi për një proces demokratik, duke shpresuar të mos ketë incidente.


