75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / AR

Vet i 30-ti, Bekë Berisha merr përkrahjen e komunitetit egjiptian në Istog

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha po vazhdon të përkrahet masivisht në këtë garë.

Mbështetje po merr edhe nga komuniteti egjiptian në këtë komunë.

Ai thotë se në qeverisjen e tij, do të bëhet punë e barabartë e pa diskriminim.

Postimi i plotë:

Vazhdoj të jem mirënjohës për çdo qytetarë të Komunës së Istogut, të cilët mbështetjen e tyre po e dhurojnë në mënyrë vullnetare e të palodhur, për të dënuar një qeverisje të dobët e cila ka vazhduar për 20 vite, duke mos marrur përgjegjësi asnjëherë për votuesit e tyre, e duke i kryer punët për interesa të ngushta të disa individëve.

Një takim i nevojshëm për fitoren tonë, më përfaqësuesit e komunitetit e nga mbështetësit e partisë IRDK të Komunës sonë.

Në qeverisjen tonë do bëhet punë e barabartë e pa diskriminim, me fuqizim e jo shtypje, me zhvillim e jo ngecje.

Vazhdojmë për ndryshimin e nevojshëm të Istogut.

121✅