Vetura bie në humnerë në zonën e punimeve rrugore në Dollc

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në zonën e punimeve rrugore në fshatin Dollc, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë të thellë.
Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline, shihet vetura e cila ka dalë tërësiht nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë, në afërsi të një segmenti ku po zhvillohen punime infrastrukturore.
Ende nuk dihet nësë ka të lënduar si pasojë e aksidentit dhe as shkaqet e sakta të aksidentit.