Vetaksident i rëndë në dalje të Fushë-Kosovës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Një veturë është përplasur me anësoret e autostradës, në kryqëzimin ndërmjet Fushë-Kosovës dhe Lipjanit, raporton IndeksOnline.
Jo-zyrtarisht bëhet e ditur se nga aksidenti janë lënduar 6 persona, në mesin e të cilëve 3 ishin fëmijë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe ato mjekësore, që u morën me rastin.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./IndeksOnline/

