75 Mall Live Search
12:11 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Vetaksident i rëndë në Gjakovë

Një vetaksident ka ndodhur në hyrje të komunës së Gjakovës në mesditën e së mërkurës.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës. Teki Syla.

” Ka ndodhur një aksident i vogël, është pa lëndime. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Slloven, në rrugën Gjakovë-Prizren”, ka thënë ai.

Në bazë të fotografisë shihet se vetura ka dalur nga rruga me ç’rast është rrotulluar tërësisht.