75 Mall Live Search
21:16 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Burim

Vetaksident me biçikletë, vdes 15 vjeçari në Bërnicë të Prishtinës

Një 15 vjeçar ka humbur jetën pasi një vetakidentit me biçikletë në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19:45, është pranuar informata  se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me  biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë policia për IndeksOnline.

Policia njofton se ka nisur hetimet me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave rreth kësaj ngjarje të rëndë. /IndeksOnline/