75 Mall Live Search
21:08 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / MSH

Vetaksident në aksin Mitrovicë-Skenderaj, vetura del jashtë rrugës

Një veturë në aksin Mitrovicë-Skenderaj është vetaksidentuar sot.

Vetaksidenti ka ndodhur me veturën që ka përfunduar në një greminë të cekët, pranë rrugës kryesore.

Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ambulanca.

Ndërkohë, aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.

“Aksidenti trafiku me lëndime, ndodhi rreth orës 14:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Pejë segmenti rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës. Në aksident u përfshi një veturë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime” deklaroi Zaiti për Indeksonline./Indeksonline/