Vetaksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se vetura është rrokullisur në mes të rrugës.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
IndeksOnline ka kontaktuar me policinë dhe deri në publikim të lajmit nuk ka informacione shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/
