Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person pëson lëndime
Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të Prishtinës, në rajonin e Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një automjet dhe si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse të policisë, të cilat po merren me procedurat e nevojshme për kompletimin e rastit”, ka deklaruar Krasniqi.
Sipas informacioneve të para, policia po heton shkaqet që çuan në aksident, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

