75 Mall Live Search
13:40 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / C E

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon jashtë rrugës

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të daljes së Prizrenit.

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës e rrotulluar, shkruan Indeksonline.

Policia dhe ndihma e parë nuk kanë arritur ende në vendin e ngjarjes derisa ndihma për të aksidentuarit ka ardhur nga udhëtarët tjerë që janë ndalur.

Nuk dihet për të lënduar në këtë aksident. /IndeksOnline/

VIDEO