75 Mall Live Search
22:11 / E Enjte, 08 Janar 2026 / B XH

Vetaksident në autostradën Prishtinë – Lipjan, lëndohet një person

IndeksOnline më herët raportoi për një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Lipjan.

Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në ora 21:05. 

“Njësia e trafikut e autostradës njofton se në autostradë drejtimi Lipijan-Prishtinë kilometri i katërtë, ka ndodhur një aksident ku e përfshirë është vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentin një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi. /IndeksOnline/