Vetaksident në Broboniq të Mitrovicës, shoferi humb kontrollin dhe bie poshtë rrugës

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 15:15 në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Ndërsa janë shkaktuar kolona të mëdha në këtë segment të rrugës.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/