75 Mall Live Search
21:51 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Vetaksident në Çagllavicë, shpëton shoferi

Një vetaksident ka ndodhur sonte në Çagllavicë.

Sipas pamjeve që ka siguruar IndeksOnline, shihet se një veturë është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë vetura është përplasur me shtyllën e ndriçimit në rrugë, me ç’rast e ka këputur atë.

Dëshmitarët thonë se shoferi i veturës ka shpëtuar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale./IndeksOnline/