Vetaksident në Dardani, krijohen kolona të gjata

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në Lagjen “Dardania” në Prishtinë, me ç’rast një veturë në lëvizje është futur në pengesat të cilat gjinden në rrugë, duke i lëvizur ato nga vendi ku janë vendosur.

Pengesat janë vënë në mes të rrugës, si pasojë e këtij vetaksidentit, duke penguar kështu lëvizjen në komunikacion. Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata./Indeksonline/
