Vetaksident në Drejë të Istogut, lëndohet vozitësi

Indeksonline ka raportuar më herët për një vetaksident në fshatin Drejë të Istogut.
Rastin për Indeksonline, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar vozitësi i veturës.
“Rreth orës 2:51 të mëngjesit në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike. I lënduari është dërguar për në Emergjencë të Pejës dhe më pas është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, rasti është cilësuar vetaksident”, tha Gashi.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky aksident./Indeksonline/

