Vetaksident në Drenas, vetura përfundon jashtë rrugës
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në Drenas.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë është vetaksidentuar dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar rreth rastit./IndeksOnline/

