12:45 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vetaksident në Fushë Kosovë, një person i lënduar rëndë

Një vetaksident ka ndodhur në hyrje të autostradës në Bresje të Fushë Kosovës.

Indeksonline mëson se një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai është dërguar në emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm.

Indeksonline do të ju mbaj të informuar rreth këtij rasti.