75 Mall Live Search
19:06 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / F.R

Vetaksident në Fushë Kosovë, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë.

Sipas pamjeve të siguruar nga IndeksOnline, një veturë është rrokullisur në mes të rrugës.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë./IndeksOnline/