20:38 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Vetaksident në Gjakovë, shoferi godet shtyllën elektrike

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Një i tillë, ka ndodhur edhe sot rreth orës 20:00 në fshatin Dujakë të Gjakovës.

Një veturë Golf 2, ka goditur një shtyllë elektrike, derisa sipas dëshmitarëve nuk ka të lënduar.

Siç po shihni nga fotografia, makina është shkatërruar./Indeksonline