75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / OSH

Vetaksident në Gjilan, vdes pasagjeri

Një vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Dobërqan në komunën e Gjilanit.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ka goditur një shtyllë betony të rrjetit elektrik me ç’rast pasagjeri ka ndërruar jetë.

“Fsh. Dobërqan, Gjilan 15.02.2022 – 00:05. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën, dyshohet se ka shkaktuar vetë aksident, duke goditur një shtyllë betoni të rrjetit elektrik. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari – drejtuesi i veturës dhe një pasagjer tjetër. Pasagjeri i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/