Vetaksident në Gllarevë të Klinës, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 06:00 në fshatin Gllarevë të Klinës.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se një person është lënduar dhe ai është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orë 06:00, policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë vetaksident një përson ka pësuar lendime trupore, ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, e më pas për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor.
Rasti është duke u hetuar nga Njesiti i trafikut”, ka thënë Rugova./Indeksonline/