21:22 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / OSH

Vetaksident në Klinë, shkatërrohet tërësisht vetura

Një vetaksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në komunën e Klinës, saktësisht në fshatin Qupevë.

Sipas pamjeve që ka siguruar IndeksOnline, aksidenti ka qenë i rëndê, me ç’rast vetura thuajse është shkatërruar plotësisht.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e rrokullisjes së automjetit.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Policia e Kosovës e cila është marrë me rastin.

IndeksOnline ju sjell pamjet: