75 Mall Live Search
16:32 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / S Z

Vetaksident në Llabjan të Pejës, vetura përfundon jashtë rrugës në murin e një shtëpie

Një vetaksident  trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Llabjan të Pejës. Vetura e cila është vetaksidentuar, ka përfunduar tërësisht jashtë rrugës.

Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihet se vetura e aksidentuar ka përfunduar në murin e një shtëpie afër rrugës. Ndërsa policia tashmë  ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.