75 Mall Live Search
08:37 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / FR

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, humb jetën një 21-vjeçar

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë të Vushtrisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të rënda, ka humbur jetën një 21-vjeçar, shkruan Indeksonline.

Lidhur me rastin ështe njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 06.11.2024 rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranauar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në f.sh. Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore. 

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën.

Lidhur me rastin ështe njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/