14:21 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë,vetura godet shtyllën

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.

Siç shihet në këtë video të dërguar nga një lexues në redaksinë e Indeksonline, një veturë është përplasur me një shtyllë që mbante një poster reklamues.

Në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca e cila po ofron shërbim mjekësor për të lënduarit./Indeksonline/