12:20 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë, lëndohen 3 persona

Një vetasident ka ndodhur pak më parë në magjistralen Rahovec-Malishevë, ku për pasojë tre persona janë lënduar. Vetaksidenti ka ndodhur në fshatin Zatriq në vendin e quajtur rruga e “Shkodranit”, raporton IndeksOnline.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar drejtori rajonal i Trafiku i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Albin Sahatqija.

Sahatqija deklaroi se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ku shoferi e ka humbur kontrollin dhe vetura është rrokullisur.

Sahatqija theksoi se të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.