Vetaksident në Pejë, vetura përfundon në market

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në Pejë, saktësisht në rrugën “Bekim Berisha”.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vetura e aksidentuar ka përfunduar në një market.
Dyshohet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe autoambulanca.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për rastin.