21:17 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Vetaksident në Podujevë, lëndohet një person

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Peran, të komunës së Podujevës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një vetaksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit një person  ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ajo./IndeksOnline/