Vetaksident në Prizren, shoferi godet veturën e parkuar

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Rrustë Kabashi” në Jaglenicë të Prizrenit.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar togeri Tahir Kabashi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, ku bëri të ditur se një veturë ka humbur kontrollin dhe ka godit një veturë të parkuar afër rrugës.
Ndërsa ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 16:30 në rrugën Rrustë Kabashi (lagja Dardani-ish Jaglenica) ka ndodh një aksident trafiku – vetëaksident. Gjatë levizjes së automjetit, drejtuesi i mjetit humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe godet një veturë tjetër të parkuar në një parking afër rrugës. Si rezultat i aksidentit janë shkaktuar dëme materiale në të dy veturat deri sa lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i automjetit i cili ka shkakruar aksidentin. Personi i lënduar ka pranuar tretmanin mjeksor. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë marr me rastin”, ka thënë Kabashi./IndeksOnline/