75 Mall Live Search
08:42 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / Gj. Sh

Vetaksident në “Rrugen B”, tre persona të lënduar

Një vet aksident ka ndodhur pas mesnatës, tek “Rruga B” në Prishtinë.

Sipas një video të siguruar nga Indeksonline, shihet një veturë e bardhë që i ka rënë shtyllës ndriquese.

Shoferja femër dhe dy persona në veturë kanë mbetur të lënduar nga ky vet aksident.

Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti./Indeksonline/