Vetaksident në rrugën Gjakovë-Klinë, vetura përfundon në bagerët e një kompanie private
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Gjakovë–Klinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, duke u përplasur me një bager të parkuar anash saj.
Dyshohet se nga aksidenti ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/



