Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, policia jep detaje

Një vetaksident është regjistruar në fshatin Paravollë, rruga Prishtinë-Gjilan.
Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan në fshatin Parallovë. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Hashani