75 Mall Live Search
12:18 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vetaksident në Skënderaj, vozitësi humb kontrollin e veturës

Në mëngjesin e sotëm, në fshatin Rakinicë në Skënderaj, ka ndodhur një aksident me lëndime.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zaiti.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit, ku drejtuesi i një veture ka humbë kontrollin ndaj automjetit, dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime./Indeksonline/